
Duke i quajtur bllokmenët e ri blu, PS vijoi analizimin e të dhënave të
deklaruara nga vajza e Kryeministit Argita Berisha dhe bashkëshorti i
saj Jamarbër Malltezi. Deputeti Taulant Balla deklalori se vajza e Kryeministrit me bashkëshortin përfitojnë nga mësimdhënia 313 milionë
lekësh por sipas tij pasuaria e tyre arrin 600 milionë lekë në një vit.
“Përvec këtyre 313 milionë lekë të ardhura për një vit, pasuria e familjes kryeministrore është shtuar edhe me përfitmin e një apartamenti, një dyqani, një garazhdi, nga trashëgimia e gjyshes dhe e motrës së gjyshes. Pra, në një llogari shumë të thjeshtë ekonomike cifti kryeministror Argita Berisha – Jamarbër Mallatezi e con pasurimin për një vit të vetëm afro 600 milionë lekë në vit. Kërkojmë sqarime nga ILDKP për këto kontrata trashëgimie nga gjyshja dhe motra e gjyshes”, tha Balla.
Deputeti Balla duke iu referuar deklarimeve të pasurive të ciftit Berisha-Malltezi kërkoi për hir të transparencës të mësohet nëse ata i kanë paguar tatimet. Përgjigjen e kësaj pyetje Balla ia kërkoi publikisht Drejtorisë së Tatimeve.
“Jamarber Malltezi merr 7 milionë lekë në vit nga mësimdhënia apo njësoj sikur te kishte një rrogë mujore 580,000 leke. Me taksen e sheshte paguan 10 % ose 58,000 leke tatim mbi te ardhurat. Nëse do të ishte në fuqi taksa progresive si në 2007 do të duhet të paguante 98,940 lekë tatim në muaj që i përket një shkalle tatimore 17 %. 40,940 lekë më pak taksa që shkojnë në buxhet kompensohen nga rritja e taksave për 16 mësues. Argita Berisha merr 12 milionë lekë në muaj vetëm nga mësimdhënia. Me taksën e sheshtë ajo paguan 10%, nga 18.6% që do të paguante me taksën progresive”, tha Balla.
Këtë përllogaritje të taksave të Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit, deputeti Balla e komentoi si rastim tipik të atyre që sot në Shqipëri paguhen më shumë dhe paguajnë taksa më pak.
Top Channel