Tre të vdekur dhe 1 tjetër i zhdukur. Ky është bilanci i shembjes së dy ndërtesave, ngjarje e mbrëmjes së të hënës, në kantierin detar të Palermos në rrugën Bagolino.
Viktima janë Ignazio Accardi, 82 vjeç dhe gruaja e tij, Maria la Mattina, 80 vjeç. E zhdukur është edhe Elena Trapani, 74 vjeç, si ndërsa viktima është nipi i saj Antonino Cina, 54 vjeç.
6 persona janë transportuar për në spital nga plagët e rënda që kanë marrë. Në këto ndërtesa banonin 8 familje.
“Prej 1 viti kishin ndërtuar katin e katërt dhe shtëpia ishte mbushur me krisje, ndërkohë që dëgjoheshin gërmime të vazhdueshme. Sot zhurmat na kanë shqetësuar më shumë se zakonisht, ndaj dhe njoftuam zjarrëfikëset, të cilat erdhën menjëherë në vendngjarje. Vetëm pak minuta më pas ndodhi gjithçka”.
Ky është raportimi i Giuseppina Ferrara, e cila me familjen e saj banonte në katin e tretë, të njërit prej 2 pallateve të rrëzuara dje në mbrëmje në Palermo.
“Pallati u shpërbë dhe ka tërhequr pas vetes edhe pallatin ngjitur, – vazhdon gruaja në fjalë. – Unë, së bashku me familjen time dhe 2 familjet e të njëjtit kat, arritëm të shpëtonim. Nuk di asgjë për banorët e tjerë të pallatit”.
Gjatë këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët janë transportuar për në spital. Zjarrëfikëset kërkojnë mes rrënojave, për ndonjë të mbijetuar të bllokuar.
Top Channel