Noka në Komisionin e Integrimit

18/12/2012 00:00

Për herë të parë pas marrjes së detyrës, ministri i Brendshëm Flamur
Noka ka raportuar në Komisionin parlamentar të Integrimit, ku pohoi se
kurba e azilkërkuesve shqiptarë është rritur, pasi sipas tij është
spekuluar me fenomenin e gjakmarrjes.

“Eshtë e vërtetë që në periudhën maj-qershor ka patur kurba një ngritje, pra ka qenë kulmimi i fluksit të azilkërkuesve në Suedi, si pasojë e spekulimeve, siç e thashë edhe nga drejtues të njësisë por edhe nga OJQ-të që merren me çështjen e të ashtuquajturës gjakmarrjes, sepse ajo nuk është gjakmarrje është vetëgjyqësi. Kemi ndërmarrë të gjitha masat për të mbajtur nën fre këtë fenomen që u shfaq në muajin maj-qershor”, tha Noka.

“Mbase do të ishte i nevojshëm një plan veprimi apo një strategji më e koordinuar, që nuk shkon vetëm tek elementet e ndëshkimit, por që i paraprin ndëshkimin me gjithë autoritetet e pushtetit vendor, me gjithë shoqatat sidomos shoqatat për pajtimin e gjaqeve në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe kryesisht në ato zona me specifikisht që ka një problematikë të caktuar”, tha Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit.

Ministri i Brendshem u pyet nga opozita per projektin e dhenies se shtetesise për çdo shqiptar qe kjo Qeveri ka premtuar, por nuk dha shpjegime per Ligjin e Shtetesise, qe eshte hartuar nen monitorimin e BE-se. Ai vetem garantoi se ai do kerkohet konsensus i gjerë politik brenda vendit.

“Ne kemi gjithë vullnetin për ta konsultuar këtë çështje me opozitën”, tha Noka.

“Nuk mjafton vetëm vullneti ynë i përbashkët politik, mazhorancë-opozitë për ta adresuar këtë çështje, por do të duhet që të ketë një konsultë jashtëzakonisht profesionale edhe me shërbimet e Komisionit Europian”, tha Bushati.

Duke cituar raporte nderkombetare, opozita kerkoi sqarime per rritjen e krimit dhe korrupsionit. Ministri i Brendshem kundershtoi se ka rritje te kriminalitetit ne Shqiperi, ndersa nivelin e larte te korrupsionit ai ia atribuoi ish-presidentit Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiut, qe kur drejtonin KLD tha ai merrnin nga 200 mije euro per çdo levizje brenda sistemit.

Top Channel