Nigeri, merren peng 6 punonjës të Hyundai

18/12/2012 04:25

Një person i armatosur në Nigerinë jugore ka marrë peng 4 të huaj dhe 2 nigerianë, të punësuar nga firma koreano-jugore e ndërtimit, Hyundai, bëri të ditur policia.

Incidenti ndodhi në “një pyll” në bregdetin atlantik të shtetit të pasur me naftë, Bayelsa, sipas zyrtarit të policisë, Fidelis Odunna.

“Policia do të forcojë sigurinë përreth të gjitha kompanive, të cilat kanë punësuar emigrantë”, tha ai.

Pengmarrjet janë të zakonshme në Delta, rajoni kryesor i naftës në Afrikë. Bayelsa ka një nga puset më të mëdha të naftës dhe depozitat më të mëdha të gazit natyror, në Nigeri.

Odunna nuk specifikoi shtetësinë e të rrëmbyerve. Por, shumë punëtorë jo nigerianë, të cilët punojnë për Hyundai në Bayelsa, janë koreano-jugorë, raporton Reuters.

Një peshkatar tha se ishte dëshmitar i pengmarrjes.

“Ishim në ujë, duke peshkuar, shumë pranë Odioma Creek, kur vumë re dy varka me persona të armatosur, të cilët qëlluan në ajër dhe ndaluan varkën e pasagjerëve, që mbante punonjësit e Hyundai, në bord”, tha ai për AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA