Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieta, lajmëroi për krijimin e një force të re policore elitë, të përqendruar në luftën ndaj karteleve të fuqishme të drogës.
Pena Nieto, i cili mori detyrën në datën 1 dhjetor, deklaroi se forca e re e armatosur rëndë, do të ketë fillimisht në përbërje 10 mijë efektivë.
Trupat ushtarake do të vazhdojnë të patrullojnë dhe të mbështesin policinë në operacione aktuale deri në krijimin e kësaj trupe.
Mbi 60 mijë meksikanë kanë humbur jetën që prej vitit 2006, kur qeveria e mëparshme e presidentit Calderon vendosi t’i shpallte luftë krimit të organizuar dhe të përdorte ushtrinë për këtë qëllim.
Në fushatën e tij, Pena Nieto premtoi se lufta ndaj krimit të organizuar dhe normalizimi i jetës së meksikanëve të thjeshtë do të ishin një përparësi në mandatin e tij.
Top Channel