Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një trupi të pajetë i cili është gjetur më datë 9 dhjetor në Mitrovicë, buzë lumit Ibër.
Trupi, i cili i përket një mashkulli pa dokumente identifikuese, u gjet në ujë, në parkun e qytetit në Mitrovicë, afër stadiumit të futbollit “Riza Lushta”.
Që nga dita e gjetjes së trupit të pajetë, viktima është në morgun e institutit të mjekësisë ligjore në Prishtinë.
Me qëllim të identifikimit të viktimës, Policia e Kosovës, me autorizim të prokurorit publik, u bën thirrje gjithë atyre të cilët mund të kenë njohuri lidhur me personin që të ndihmojnë në proçesin e identifikimit.
Viktima kishte të veshur pantallona xhins të kaltra, xhaketë ngjyrë krem, këmishë të bardhë, bluzë të kaltër, këpucë ngjyrë kafe, sy të gjelbër, i gjatë 1.75 cm, ndërsa në dorën e djathtë ka një tatuazh. Ai supozohet të jetë rreth 45 vjeç.
Top Channel