Korea e Veriut duket se ka humbur kontrollin mbi satelitin që lëshoi javën e shkuar në orbitë, një ekspert hapësinor amerikan deklaroi për “CNN”.
Sateliti “Unha-3” u lëshua nëpërmjet një rakete me rreze të gjatë, në kundërshtim me rregullat dhe paralajmërimet ndërkombëtare në datën 12 dhjetor.
Sipas Penianit, sateliti me përmasat e një lavatriçeje shtëpiake, është në gjendje të plotë pune dhe po transmeton këngë revolucionare në Tokë.
Megjithatë, astronomi i NASA-s, Jonathan McDowell theksoi se sateliti po lëviz në një orbitë të çrregullt dhe duket se nuk po transmeton asnjë sinjal.
“Të dhëna që po shtrohen tregojnë se lëshimi i satelitit dështoi në fazën e fundit të ngritjes apo në momentin e hyrjes në orbitë”, deklaroi McDowell.
Një satelit që i kushtoi Koresë së Veriut të paktën 1.3 miliardë dollarë, ai gjithsesi mjaftoi për të vendosur në alarm komunitetin ndërkombëtar, për kapacitetet raketore që ka përfituar Peniani.
Top Channel