Ishujt Fiji goditen nga cikloni Evan, shkatërrime

18/12/2012 04:00

Cikloni më i madh, që godet ishujt Fiji në 20 vitet e fundit, ka shkatërruar pothuajse gjithçka me erëra, që kapnin shpejtësinë 200 km/h. Ishujt Fiji gjenden në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve lindore të Australisë.

Mijëra persona u grumbulluan në qendrat e evakuimit, kur stuhia e kategorisë 4 goditi gjatë së hënës, duke rrënuar shtëpi, duke ndërprerë energjinë dhe duke shkaktuar përmbytje.

Cikloni është dobësuar më pas, teksa pritet të zbutet fare, ndërkohë që i drejtohet zonave më të ngrohta të ujërave jugorë. Asnjë i vdekur nuk është raportuar. Javën e kaluar, cikloni Evan vrau disa persona në Samoa.

Arkipelagu fqinj nuk kishte marrë ende informacione paralajmëruese, në kohën kur stuhia tropikale goditi në fundjavën e kaluar. Autoritetet nga Samoa thanë për AFP se të paktën 5 persona ndërruan jetë, ndërsa rreth 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA