Autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës paralajmërojnë reforma të dhimbshme, në mënyrë që të plotësohen kushtet për ecjen e vendit drejt integrimit europian.

Në takimin e radhës së task-forcës për integrimin europian, ministrja Vlora Çitaku u ndal te reformat e domosdoshme, të cilat duhet t’i kryejnë institucionet përkatëse.

Ndërkaq, kryetari i komisionit parlamentar për integrim, Lutfi Haziri, tha se është vendosur që, përveç miratimit të legjislacionit, parlamentarët të fokusohen në monitorimin e ligjeve, në mënyrë që mekanizmat e shtetit të mund të ndërtojnë strategjinë e përbashkët europiane.

Zyrtarë të Komisionit Europian, në fakt, lavdërojnë angazhimin e ministrisë europiane, megjithatë, duke iu referuar konkluzioneve të Këshillit, vihet re se rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd përcaktojnë nisjen ose jo, të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ne shpresojmë, që kriteret afatshkurtra do të plotësohen dhe do të arrihet progres në dialogun Prishtinë-Beograd, në mënyrë që Këshilli të pajtohet, që të fillojmë bisedimet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në presidencën e ardhshme.

Javën e kaluar, Komisioni Europian nuk e miratoi nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, një gjë kjo që shkaktoi jo pak pakënaqësi në institucionet e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA