Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias
Gjykata e Ndërkombëtare në Hagë për Krimet e Luftës shpalli të pafajshëm Mathieu Ngudjolo Chui, ish-kreu i milicisë kongoleze, që akuzohej për vrasjen e të paktën 200 personave në fshatin Bogoro në provincën e pasur me minerale të Iutrit në Republikën Demokratike të Kongos.
Ndaj Mathieu Chui ngarkoheshin shtatë akuza për krime lufte, tre prej të cilave krime kundër njerëzimit. Hetuesit thanë se ish-kreu i milicisë kishte rekrutuar fëmijë për të kryer vrasjet makabre të ndodhura gjatë konfliktit të vitit 2003 në Kongo.
Dëshmitë në gjykatë flisnin për njerëz të djegur të gjallë, foshnje të përplasura pas murit dhe gra të përdhunuara. Megjithatë, trupi gjykues në vendimin përfundimtar thotë se prokuroria nuk siguroi provat e nevojshme për të tejkaluar “dyshimin e arsyeshëm” se ishte pikërisht Mathieu urdhër-dhënësi i masakrës.
Nga ana e tij, vetë Mathieu tha se në momentin kur ka ndodhur masakra, nuk kishte dijeni për të dhe se e ka mësuar vetëm disa ditë më vonë.
Top Channel