Francë, Cope-Fillon, sërish në zgjedhje

18/12/2012 04:52

Dy rivalët për lidershipin e partisë opozitare UMP në Francë kanë arritur marrëveshjen për të përsëritur zgjedhjet e diskutueshme për kreun e ish-partisë së Nicolas Sarkozy.

Zgjedhjet e reja, që do të vënë sërish përballë njëri-tjetrit Jean-Francois Cope dhe ish-kryeministrin Francois Fillon, do të mbahen përpara tetorit të vitit të ardhshëm.

Të dy ata shpallën fitoren në zgjedhjet e nëntorit, për të pasuar Nicolas Sarkozy, si kryetar të UMP-së. Debatet kanë rrezikuar të përçajnë partinë.

Cope u shpall si fitues me një diferencë të ngushtë në votimet e para, por rezultati nuk u njof nga Fillon, i cili nisi të formonte një grup të veçuar me anëtarë të UMP-së.

Partia pritet të ribashkohet përpara zgjedhjeve, të cilat do të mbahen përpara mbledhjes së parlamentit, pas pushimeve verore, në tetor. Një trupë e pavarur do të organizojë zgjedhjet.

Zëdhënësi i Fillon, Jerome Chartier, tha se kjo është “një marrëveshje e pastër dhe e qartë”, e cila do të vendosë liderin “e padiskutueshëm” të UMP-së.

Njoftimi i marrëveshjes erdhi pas një sërë takimesh private mes rivalëve politikë. “Problemi i kalendarit për zgjedhjet e reja ishte pika e fundit ndarëse mes nesh”, tha Cope për AFP, të dielën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA