Finalistët e “Topit të Artë” afrikan

18/12/2012 20:55

Konfederata Afrikane e Futbollit publikoi listën e tre pretendentëve përfundimtarë për fitimin e titullit të Futbollistit Afrikan më të Mirë të Vitit.

Didier Drogba, i cili fitoi Champions League dhe Kupën e Anglisë me Chelsea, përpara se të transferohej tek kinezët e Shangait, është favoriti për të fituar këtë titull.

Dy rivalët e tij janë Yaya Toure, fituesi i edicionit të shkuar të këtij çmimi dhe Alex Song.

Në historinë e këtij trofeu, të konsideruar një “Top të Artë” afrikan dhe që nisi të dorëzohej që prej vitit 1970, futbollisti me më shumë tituj është kamerunasi Eto’o, me katër prej tyre.

Ai ndiqet nga legjendari Abedi Pele, me tre tituj, pasuar nga Kanu, Diouf, N’Kono, Milla, Ueah dhe Drogba, secili me nga dy tituj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA