Vicente Del Bosque, trajneri i kombëtares së Spanjës, u shpreh i lumtur që është në garë për të fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2012 së bashku me Pep Guardiolën dhe Jose Mourinhon.
“Cdo vlerësim që të bëhet është i mirëpritur. Duhet të ndihesh krenar kur merr çmime të tilla sepse të njeh më shumë bota”, u shpreh tekniku veteran i cili me Spanjën ka fituar një Kupë Bote në vitin 2010 dhe një kampionat europian në vitin 2012.
Gjithashtu pranoi se do i pëlqente që Topin e Artë FIFA ta merrte mesfushori i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle, Andres Iniesta.
“Iniesta përfaqëson futbollin spanjoll dhe unë mendoj se futbolli spanjoll meriton sa më shumë çmime”, deklaroi Del Bosque.
Për Topin e Artë FIFA në garë janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe pikërisht Andres Iniesta.
Top Channel