Bastet e paligjshme, penalizohet Napoli

18/12/2012 00:00

Viktima e radhës në skandalin e basteve të paligjshme në Itali është skuadra e Napolit, futbollistë dhe ish-futbollistë të kësaj skuadre.

Skuadra napolitane ndëshkohet me -2 pikë në renditjen e Serisë A, ndërsa në gjashtë muajt e ardhshëm do t’i duhet të bëjë edhe me mungesën e Paolo Cannavaro-s i pezulluar për përfshirje në bastet e paligjshme.

Po gjashtë muaj u dënua edhe futbollisti Grava, ndërsa më i rëndë ishte dënimi për ish-portierin e napolitanëve, Gianello-n që pezullohet me 3 vite e 3 muaj larg fushave të futbollit.

Portieri dhe dy futbollistët napolitanë kanë qenë nismëtarët e fiksimit të takimit në transfertë me Sampdorian në sezonin 2009-2010 të Serisë A, takim që përfundoi 1-0 për skuadrën vendase.

Me vendimin e fundit të drejtësisë së futbollit italian, ndryshon edhe rënditja në klasifikimin e Serisë A. Napoli zbret nga vendi i tretë në vendin e pestë me 32 pikë, po aq sa Fiorentina që për shkak të golavarazhit renditen e katërta, ndërsa vendi i tretë shkon për Lacion.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta