Grupet e tifozëve ekstremistë të Zenitit të Shën Pjetërburgut, kampionit në fuqi në kampionatin rus, publikuan ditën e hënë një manifest, në të cilin i kërkohet drejtuesve të klubit të tyre që të mos blejnë futbollistë me ngjyrë apo homoseksualë.
“Nuk jemi racistë, por mungesa e futbollistëve me ngjyrë apo homoseksualë në gjirin e Zenitit është një traditë e rëndësishme, e cila përforcon identitetin e këtij klubi”, shkruhej në manifest.
Dokumenti, i cili ka bërë bujë për përmbajtjen e tij, nënvizon se skuadra nuk ka pasur kurrë lidhje dhe as tifozë në Afrikë, Amerikën e Jugut, Australi apo Oqeani.
“Nuk kemi asnjë kundër banorëve të këtyre kontinenteve, por duam që tek Zeniti të luajnë futbollistë që të jenë të afërt për nga mendësia dhe shpirti i tyre me tifozerinë ruse”.
Aktualisht, tek Zeniti nuk militon asnjë futbollist i ngjyrës së zezë, por tifozët mund t’i referohen dy blerjeve të fundit, brazilianit Hulk dhe mesfushorit mulat belg, Ëitsel, i që kushtuan arkave të klubit 70 milionë euro së bashku.
Nga ana e tij, klubi me qendër Pjetërburgun, qytetin e dytë më të madh në Rusi, ka dënuar ashpër këtë deklaratë, duke evidentuar se skuadra është dalluar gjithmonë për “tolerancën dhe respektin ndaj të gjitha vlerave njerëzore”.
Top Channel