Seria A, shkarkohen Ferrara dhe Cosmi

17/12/2012 00:00

Rezultatet e javës së 17-të të Serisë A pasuan në shkarkimin e dy trajnerëve, përkatësisht Serse Cosmi nga Siena e Ciro Ferrara nga Sampdoria.

Të dyja skuadrat humbën në ndeshjet përkatëse, Samopdoria 3-1 në transfertën me Katanian, ndërsa Siena 4-1 në transfertën me Fiorentinën.

Siena zyrtarizoi mëngjesin e të hënës shkëputjen e kontratës me Cosmi. Emri i ri që do të marrë përsipër detyrën e vështirë për të nxjerrë skuadrën nga fundi i tabelës është Beppe Iachini.

Por ndërsa largimi i Cosmi-t edhe pritej, surprizë ishte vendimi i drejtuesve të Sampdorias për të larguar Ciro Ferrara-n. Në fakt, pozita e ish-trajnerit dhe lojtarit të Juventusit ishte lëkundur ndjeshëm pas 7 humbjeve radhazi të skuadrës së tij.

Në timonin e skuadrës xhenoveze do të ulet Delio Rossi që e ka drejtuar në të shkuarën këtë skuadër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta