Jurgen Uldedaj triumfon ndaj boksierit kamerunas, shpallet kampion bote
Fitorja e katërt radhazi e Milanit në kampionat ka ardhur mes lodhjes dhe vuajtjeve edhe pse rezultati i thellë 4-1 të jep përshtypjen e një suksesi të lehtë.
Kuqezinjtë kanë patur shumë fat ndaj Peskarës që bëri lojën e saj edhe pse u ndëshkua nga dy autogola në ndeshjen e zhvilluar në San Siro. Goli i shpejtë i Nocerinos ishte një shok psikologjik për miqtë, që u ndëshkuan sërish nga Abruskato me një gol aksidental në portën e tij.
Peskara rihapi ndeshjen me Terlicin duke çuar shifrat në 2-1, gol i cili i dha ritmin e duhur sfidës. Ai që shkatërroi shpresat e skuadrës mike për të marrë pikë, ishte mbrojtësi Xhonatas, me autogolin e radhës në portën e Perin, ndërsa sulmuesi Stefan El Sharaui vulosi pokerin për ekipin e trajnerit Alegri.
Juventus dhe Pirlo shkaktojnë frikë për cilindo kundërshtar në Serinë A, duke konfirmuar se rivali kryesor i kampionëve në fuqi është vetvetja. Në ndeshjen e zhvilluar në Torino ndaj Atalantës, ekipi i Kontes fitoi me meritë 3-0 duke marshuar më tej. Malazezi Vucinic zhbllokoi rezultatin ndërsa goli i Andrea Pirlos me goditje dënimi kaloi në delir tifozët në “Juventus Stadium”.
Markizio vulosi suksesin 3-0 të bardhezinjve, një provë force që e çon një hap larg titullit kampion të dimrit.
Hap fals i Romës në Verona, pasi humbi 1-0 ndaj Kievos në një ndeshje e cila u vendos në sprintin final. Veterani Serxhio Pelisier shënoi golin e vetëm të vendasve në një stadium ku mjegulla shkaktoi probleme.
Ndërsa Napoli humbi rastin për të marrë vendin e dytë në klasifikim pasi humbi në shtëpi 2-3 ndaj Bolonjës.
Në sfidat e tjera Parma shkatërroi 4-1 Kaljarin, Xhenoa barazoi 1-1 me Torinon ndërsa Katania mundi 3-1 Sampdorian.
Top Channel