
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë në Sarandë dhe
Delvinë, ku është takuar me simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force
politike.
Per zotin Meta sfida e madhe e politikes shqiptare eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Europian, teksa eshte ndalur tek politikat pseudo-nacionaliste, te cilat sipas tij sjellin konflikte dhe jo zgjidhje per qytetaret.
“Të jesh patriot do të thotë të ngrihesh në lartësinë e përgjegjegjësive që kërkon vendi për zgjidhjen e sfidave më të mëdha që ka ai. Sot sfida më e madhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë është integrimi europian, është marrja e statusit të vendit kandidat është votimi i atyre projektligjeve dhe asaj rregullores që presin në sirtarët e Kuvendit për muaj të tërë”, tha Meta.
Sipas kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta forcat politike luajnë me interesat e vendit për inate dhe konflikte personale.
Top Channel