Libia mbyll kufijtë jugorë

17/12/2012 16:20

Parlamenti i Libisë urdhëroi mbylljen e përkohshme të të gjithë kufijve jugorë të vendit, ndërsa deklaroi shtatë krahina të kufizuara vetëm për qarkullim ushtarak.

Zëdhënësi i Parlamentti, Omar Humidan, theksoi se ky pezullim ka si qëllim pengimin e rrjedhës së emigrantëve të paligjshëm dhe të mirave materiale jashtë vendit.

Nuk ka ende një konfirmim se për sa kohë do të qëndrojnë të mbyllur kufijtë me Çadin, Nigerin, Sudanin dhe Algjerinë.

Rajonet jugore të Libisë janë të zhytura në anarki që prej konfliktit që shkaktoi rrëzimin e kolonelit Gaddafi pas katër dekadash në pushtet.

Favorizuar nga kufiri i gjatë shkretinor, i cili e bën më të vështirë kontrollin, këto rajone janë shndërruar në një parasjë për trafikantët e armëve, njerëzve, kontrabandistët dhe militantët islamikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA