Rreth 100 ish-punëtorë të fabrikës së tubave në Ferizaj kanë protestuar të hënën para ndërtesës së qeverisë së Kosovës.
Ata kanë kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensim të pagave për periudhën 1990-1999, kur ishin larguar nga puna në mënyrë të padrejtë dhe të dhunshme.
Ata, në mënyrë paqësore kanë protestuar te hyrja e qeverisë, duke mos penguar hyrje-daljet në këtë institucion. Punëtorët kërkuan që Gjykata Kushtetuese, po ashtu të nxjerrë edhe një vendim plotësues, me të cilën konstaton që vendimi i saj ende nuk është implementuar.
Protestuesit e quajnë këtë të padrejtë, duke pohuar se ata do t’i vazhdojnë protestat edhe më tej, deri në kompensim të pagave të tyre. Ndryshe, ata paralajmërojnë radikalizim të protestave dhe greva.
Top Channel