Francë, PSG fiton supersfidën me Lyon
17/12/2012 00:00
Paris Saint Germain ka fituar supersfidën ndaj Lyon 1-0 dhe është ngjitur në krye të klasifikimit të kampionatit francez me 35 pikë, po aq sa kundërshtari i mbrëmjes së të dielës dhe Marseille.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi falë golit të mesfushorit Matuidi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ky gol erdhi pas një krosimi të saktë të Zlatan Ibrahimovic nga krahu i djathtë i sulmit.
Në pjesën e dytë, në vend që të kërkonte golin e barazimit, skuadra e Lyon u pëpoq të mos pësonte gola të tjerë.
Portieri Remy Vercoutre shpëtoi portën në dy raste të pastra të Javier Pastore dhe Ezequiel Lavezzi.
Top Channel