Jurgen Uldedaj triumfon ndaj boksierit kamerunas, shpallet kampion bote Kampionati shqiptar i futbollit merr notën 6 nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ndërsa Kombëtarja e De Biazit 10. Në një intervistë në fund të vitit dhe këtij sezoni fubollistik, Duka flet për trukimet, por edhe për stadiumin e ri, që sipas projektit në letra, pritet të përfundojë në 2015-ën.
“Klasifikimi i kampionatit shqiptar është realiteti i asaj që skuadrat kanë dhënë në fushë. Asnjë nga këta nuk është fenomen shqiptar dhe askush nuk mund të justifikohet hë mo se e kanë edhe të tjerët. Ajo që mendoj unë është se vetë familja e futbollit, nëpërmjet komisionit të etikës që ka zgjedhur duhet të pranojë një lloj dënimi me opinion për të eleminuar fenomenin sepse argument në paracaktimin e rezultateve do të gjesh sepse është e vështirë t’i thuash futbollistit e bërë gabimin me dashje apo pa dashje?”, shprehet Duka.
Problem mbetet mungesa e spektatorit në kryeqytet, ndërsa në qytetet e tjera, ndekja e spektatorit është relativisht e kënaqshme. Duhen marrë masat e nevojshme për të kënaqur tifozët dhe për t’i afruar ata në shkallët e stadiumeve.
Në Shqipëri ka garë të vërtetë, sportivitet, pavarësisht skeptikëve, të cilët nuk duan ta shohin dhe nuk duan ta pranojnë. Edhe pse duhet bërë shumë për të përmirësuar vit pas viti këtë garë.
Trajnerët, arbitrat apo edhe gazetarët duhet të mos e bojkotojnë futbollin, nëse nuk duan ta prishin këtë produkt, pavarësisht se mund të ketë ndërhyrje nga politika.
Futbolli profesionist duhet të rregullojë qelizën bazë, klubin e futbollit, pra organizimet e mirëfillta të tyre, pasi asnjë ligj nuk lejon të kesh një biznes me humbje. Ne kemi klube, që jo vetëm nuk prodhojnë futbollistë, por që i kanë artificialisht lojtarët 17-vjeçarë, që shërbejnë për ekipet e moshave kombëtare.
Investitorët e klubeve shqiptare nuk paguajnë shumat e mjaftueshme për futbollistë, ekonomistë, menaxherë dhe administratorë, teksa asnjë biznes i huaj i jashtëm që futet në futboll, nuk mund të garantojë mirëfunksionimin e klubeve.
Sa i përket kombëtares, kemi një ekip simpatik, jo e thënë sa për të kaluar radhën, por sepse kemi vlerësime nga specialistë të huaj. Futbollistët e kombëtares sonë japin më shumë për ngjyrat kuqezi, sesa për klubet e tyre, ndryshe nga futbollistët e huaj, të cilët japin më shumë për klubet.
Për stadiumin: Duke u bazuar në konkluzionet e studimit të fizibilitetit nga kompania, të dorëzuar zyrtarisht bnë FSHF mendoj që projekti do të realizohet. Skenari teorik është që stadiumi duhet të përfundojë në vitin 2015 me një vlerë projekti, afërsisht rreth 60 mln euro ku federata do të financojë 10 mln euro dhe qeveria shqiptare që ka premtuar 10 mln euro. Nëse të gjitha këto do të shkojnë sic janë në letër mendoj që stadium do të jetë gati në 2015”, thotë kreu FSHF-së.
Top Channel