CEZ Shpërndarje del në shitje

17/12/2012 22:15

Grupi CEZ sqaroi, përmes një deklarate, se ka nisur proçesin e shitjes së biznesit të tij në Shqipëri, CEZ Shpërndarje.

Blerësit potencialë, sipas tij, mund të shprehin interesin e tyre gjatë muajit janar dhe një vendim për hapat e mëtejshëm do të merret pas kësaj.

Në të njëjtën kohë, deklarata e grupit mëmë të CEZ në Çeki, sqaron se do të vazhdojë negociatat me autoritetet shqiptare, mbi mënyrat e zgjidhjes së ngërçit aktual.

Kompania çeke e energjisë hyri në tregun shqiptar majin e vitit 2009, me blerjen e 76% të aksioneve të kompanisë vendase të shpërndarjes. 24 përqindëshi i mbetur ishte i qeverisë së Shqipërisë.

Por, sipas pohimeve të vetë grupit me seli në Pragë, operacionet në Shqipëri u komplikuan në fillim të vitit 2012, për shkak të thatësirës katastrofike, siç e përshkruan ai, dhe nevojës që lindi prej kësaj situate për të importuar energji elektrike nga jashtë.

KESH-i, si kompania prodhuese në pronësi të shtetit, i rriti CEZ Shpërndarjes çmimin e shitjes së energjisë, ndërsa kjo e fundit nuk mund të pasqyronte për çdo rast, rritjen e kostos te çmimi fundor për konsumatorët.

Pas një serie veprimesh të paparashikueshme, e madje edhe të paligjshme të Shqipërisë, dhe shumë negociatash të pasuksesshme, grupi i CEZ-it vendosi të prentendojë garancinë e bërë nga Banka Botërore, përfundon deklarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA