Shqetësimit për shtimin e retorikave nacionaliste në politikën shqiptare
i është bashkuar edhe kreu misionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i
cili u shpreh se “BE kërkon nga Shqipëria që politika me anë të
deklaratave të saj nacionaliste të mos shkojë në kundërshtim me
praktikat që garantojnë fqinjësinë e mirë”.

Ambasadori amerikan dha disa argumentime, me të cilat jam plotësisht dakord, sikurse edhe me vërejtjet e kolegut amerikan, por dua të jap pozicionin e BE për këtë cështje. BE beson se cështja e integritetit kufitar nuk është çështje, ne nuk duam të shohim ndryshime kufijsh. Konfluzionet e Këshillit Evropian për Shqipërinë pra mendimi i 27 vendeve anëtare të BE është se e mirëpret rolin konstruktiv në rajon dhe i bën thirrje Shqipërisë të shmangë deklaratat që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mire. Ky rol stabilizues është gjithashtu pjesë e detyrimeve në rrugën evropiane”, tha Sequi.

Këtë deklaratë kryediplomati i BE-së në Tiranë e bëri pas takimit të Komitetit Drejtues të Palëve të Interesit të projekti të financuar nga Bashkimi Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë EURALIUS III. Ky është një projekt i financuar tërësisht nga BE, që ka si synim të mbështesë sistemin e drejtësisë në  Shqipëri, me vlerë 100 miljon Euro, për të çuar përpara reformat ne drejtesi, në përputhje me standardet evropiane, duke kontribuar në këtë mënyrë në rikthimin e besimit të njerëzve tek institucionet dhe në forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor.

Sequi: Reforma në drejtësi, domosdoshmëri

Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Ettore Sequi ka apeluar sërish sot
për domosdoshmërinë e vijimit të reformës në drejtësi, duke theksuar se
Shqipëria ka nevojë për një gjyqësor të pavarur si parim i
padiskutueshëm për një vend që aspiron të bëhet anëtare e BE.

“Duhet reformë në gjyqësor për eficencën, pavarësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kapacitetet njerëzore janë të rëndësishme për përgjegjshmërinë e institucioneve dhe veçanërisht të gjyqësorit. Të drejtat që kushtetuta u jep qytetarëve nuk janë asgjë nëse nuk garantohen nga një gjyqësor i pavarur dhe i përgjegjshëm. Në çdo shtet europian, ku Shqipëria do të jetë anëtare e BE, këto janë parime të padiskutueshme”, tha Sequi.

Ambasadori i BE-së shtoi ndër të tjera se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë pavarësisht, fushatës elektorale dhe se për këtë duhet bashkëpunim konstruktiv mes forcave politike.

Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi nënvizoi faktin se reformat në sistemin e drejtësisë vijon të jetë prioritet i rëndësishëm i qeverisë dhe akuzoi opozitën se po mban të bllokuar tre ligjet kërkuara nga BE-ja, ndër të cilët edhe ai për Gjykatën e Lartë, i cili i shërben vendit dhe qytetarëve.

Top Channel