Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri Kosova ka vendosur që të bëjë një hap tjetër, drejt ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës.
Ndonëse statuti i FIFA-së nuk garanton që përgjigja të jetë pozitive, Federata e Futbollit të Kosovës pritet që, shumë shpejt, të aplikojë për pranim në shtëpinë botërore të futbollit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, shpreson që, me rishikimin e statutit të FIFA-s, vitin e ardhshëm, të ndryshohet një rregull, i cili do t’i hapte rrugë antarësimit në FIFA. Sipas tij, një kriter tjetër, ai që një vend duhet të jetë i njohur ndërkombëtarisht, është përmbushur, pasi Kosovën tani e njohin shumica e shteteve anëtare të OKB-së.
Pengesë në statusin aktual të FIFA-s është pika 10.2, ku thuhet se “anëtarësimi lejohet vetëm nëse një asociacion është anëtar aktual i një Konfederate”, dhe FFK-ja nuk është anëtare e UEFA-s.
Në një intervistë për Top Channel, Vokrri shpreson që statuti i FIFA-s të pësojë ndryshime dhe ato të jenë në favor të futbollit kosovar.
Ky hap i Federatës së Futbollit të Kosovës vjen vetëm pak ditë pasi, të premten, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s vendosi që të lejojë skuadrën e femrave, amatorët, grupmoshat e reja dhe klubet të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare, por jo edhe Përfaqësuesen A të Kosovës.
Për ish-futbollistin e Fenerbahçes së Turqisë, Nimes të Francës, Prishtinës e Partizanit, është pritur më shumë, megjithatë sipas tij, ky është hapi i parafundit para pranimit të Kosovës në FIFA.
Vokrri thotë se ka mjaft skuadra nga Superliga e Kosovës, që mund të zhvillojnë ndeshje miqësore me klube të shteteve tjera, dhe këtë mund ta bëjnë duke filluar nga tani, pasi vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s ka hyrë në fuqi.
Top Channel