“Zgjedhjet, votë për integrimin”

16/12/2012 17:35

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në Përmet, ku përveç përgatitjeve për nisjen e fushatës elektorale, mori pjesë edhe në anëtarësimin e 200 të rinjve në forcën politike, që ai drejton prej 2004-ës.

Duke e konsideruar LSI-në një parti të hapur për çdo qytetar, që ka vullnet për të punuar për të ardhmen e vendit, zoti Meta tha se zgjedhjet e 23 qershorit do të konfirmojnë vullnetin e shqiptarëve për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit.

“Klasa politike të ngrihet në nivelin e qytetarëve tanë, të mos bllokojë integrimin europian për interesat e afërta elektorale. Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin e gjithsecilit për zhvillimin e vendit, do të dinë të ndëshkojnë edhe për pengesat, që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe qytetarëve”, tha Meta.

Ilir Meta shprehu besimin se pas zgjedhjeve të ardhshme, LSI-ja do të ketë një rol edhe më të fuqishëm në qeverisje, për shkak të mbështetjes, që kjo forcë politike ka dhënë për zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA