Seria A, goli i Kloses mposht Interin

16/12/2012 08:20

Interi mundet 1-0 nga Lazio dhe vë në rrezik vendin e dytë në Serinë A.

Skuadra e drejtuar nga Stramaccioni ka vuajtuar shumë në pjesën e parë, duke mos arritur asnjëherë të rrezikojë portën e Lazios.  

Në pjesën e dytë, Interi ndryshoi fytyrë, dominoi lojën dhe u hodh në sulm për të kërkuar golin e avantazhit.

Në ndihmë të kryeqytetasve erdhi shtylla e cila ndali gjuatjet e Guarin dhe të Cassanos, të cilat më parë kishin mposhtur portierin Marchetti.  

Megjithatë, në minutën e 82, Miroslav Klose bëri diferencën pasi shënoi golin e fitores për skuadrën e Lazios, e cila tashmë ngjiteten në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Napoli që të dielen do të luajë me Bolonjën.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të shtunën, Udinese dhe Palermo bënë paqe me rezultatin 1-1, në një ndeshje ku të dy golat erdhën si rrjedhojë e gabimeve amatore të të dy portierëve, në rastin e Palermos, e portierit të përfaqësues sonë, Samir Ujkani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA