
Partia Demokratike vijoi akuzat ndaj liderit të opozitës, Edi Rama, për bllokimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Deputeti Edi Paloka tha se shqiptarët do e dënojnë në zgjedhjet e 23 qershorit për dëmin qe u solli atyre për herë të tretë me mosvotimin e tre ligjeve.
“Gjithsecili nga ne gjykohet nga veprimet e tij dhe Rama gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar që është anti-shqiptar. Ai ka bllokuar të ardhmen e shqiptarëve: bllok kundër NATO-s, bllok kundër liberalizimit të vizave dhe për të tretën herë radhazi bllok për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian”, u shpreh deputeti i PD-së.
“Ky është bllokimi i fundit që ai u bën shqiptarëve sepse në 2013-n ai nuk ka më me çfarë t’i mburret shqiptarëve përveç faktit se është 2 metra i gjatë”, shtoi Paloka.
Top Channel