Pakistan, sulmohet me raketa aeroporti

16/12/2012 10:55

Të paktën nëntë persona mbetën të vrarë, pasi tre raketa u lëshuan drejt një aeroporti, në qytetin pakistanez të Peshavarit.

Fluturimet në “Bacha Khan International” u ndërprën pas sulmit, ndërsa një perimetër sigurie u vendos menjëherë, raportuan mediat vendase të dielën.

Syed Naveed Qamar, ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, deklaroi se pesë prej agresorëve u vranë në shkëmbimin e zjarrit me forcat e sigurisë.

Sipas tij, është e mundur që shënjestra e sulmit të ketë qenë një bazë ajrore, e cila ndodhet përkrah aeroportit dhe ka një hyrje të njëjtë me të.

Duket se qëllimi i sulmit ishte goditja e një magazine ku mbaheshin predha luftarake, me qëllim shkaktimin e një dëmi sa më të madh.

Pakistani, një vend me 170 milionë banorë dhe zotërues i armëve bërthamore, përballet me një lëvizte të fortë militante ekstremiste islamike, përfshi një numër bazash të Al-Kaedës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA