“Berisha, shkaktar i tragjedive”

16/12/2012 17:40

Në kuvendin me studentë nga Tirana dhe Prishtina, Aleanca Kuq e Zi shpalli platformën për rinovimin e politikës shqiptare.

Kreshnik Spahiu, përpara të rinjve, denoncoi atë që e cilëson si loja e pseudonacionalizmit të shtetasit Berisha, përmes së cilës ai ia ka dalë të zhvendosë vëmendjen nga ngjarjet e rënda, që ai vetë ua ka shkaktuar shqiptarëve.

“Sot ai ia ka arritur qëllimit, sepse askush nuk flet për katastrofën që i ka ndodhur Shqipërisë, duke iu refuzuar statusi për herë të tretë. Sa herë që shtetasi Berisha çon vendin në katastrofë, sajon një gjë tjetër, që populli të harrojë çfarë tragjedie i ka shkaktuar. Ai flet për Prevezën, pikërisht ditën që e largon Tiranën nga Brukseli, ai flet për bashkim, pikërisht ditën që largon Shqipërinë nga BE, ai flet për një pasaportë shqiptare për të gjithë, ditën që publikon censusin e manipuluar. Ai flet për qeverisje me duar të pastra, pikërisht kur duart i gjakos dhe vret të rinj në bulevard”, tha Kreshnik Spahiu.

AK ka nisur fushatën, nën moton “Të bëhemi 1 milion kuqezi”, për të vënë në jetë parimin e kufizimit të mandateve të drejtuesve politikë, në jo më shumë se dy mandate. Aleanca, me këtë, ka parasysh kufizim mandatesh nga drejtuesit e shkollave, drejtuesit e institucioneve e deri te ministrat dhe kyeministrat, apo kryetarët e partive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA