Bashkia e Tiranës bllokon fishekzjarret

16/12/2012 17:50

Edhe pse na ndajnë disa ditë nga Krishtlindjet dhe Viti i Ri, atmosfera festive ka nisur të ndihet në rrugët e kryeqytetit.

Por, ndryshe nga vitet e shkuara, kur festat nuk mund të mos shoqëroheshin me zhurma dhe shpërthime pa fund të fishekzjarreve, këtë vit pritet që të merren masa të forta.

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, gjatë një inspektimi në tregun e nxënësve, tha se nuk do të lejohet tregtimi i fishekzjarreve.

Gjatë viteve të shkuara, pas shitjes së fishekzjarreve, ka patur dhjetra persona me djegie dhe plagë të ndryshme e, në jo pak raste, edhe incidente me djegie të sasive të mëdha.

Por, pas vendimit dhe kontrollit të Bashkisë në tregjet e shumicës, kërkohet të merren masa  edhe nga doganat, për të parë nëse do të lejohet ose jo të futet ky mall në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA