Andrea Stramaccioni nuk pranon të thotë se Juventus është shumë i fortë për t’u kapur.
Siç tregoi edhe sfida në Torino, me ata ia kemi dalë mbanë. Por, është e vërtetë se kanë patur më shumë vazhdimësi se sa ne. Duhet të punojmë në këtë aspekt, duke nisur që nga sfida me Lazio-n”.
Trajneri i Inter, në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Roma-n, i thur elozhe bardhekaltërve: “Janë një kundërshtar i rrezikshëm, falë Petkovic, duhet të bëjmë shumë kujdes”.
“Lazio, deri më tani, ka zhvilluar një pjesë të parë të kampionatit në nivele të larta, pavarësisht se kishte nga ata, që ishin skeptikë ndaj projektit të tyre. Mbi të gjitha në transfertë, ata shfaqen si një skuadër e nivelit superior: janë konkretizues dhe të kompletuar”.
Nga një pikëpamje, do të jetë një sfidë më e lehtë kjo e Inter-it, pasi ka treguar se vuan më shumë ndaj “të vegjëlve” sesa kundër “të mëdhenjve”.
“Preferoj më mirë të ketë shkuar kështu, – thotë Stramaccioni, – se sa të kishim humbur sfidat e mëdha e të rëndësishme. Të paktën kemi bindjen se mund të bëjmë akoma më mirë”.
Top Channel