Funksionari i ambasadës së Spanjës në Beograd, Fransisco de Migel Alvares ka deklaruar se qeveria spanjolle nuk e pranon pavarësinë e shpallur në mënyrë “të njëanshme” të Kosovës.

I cituar nga mediat serbe, Alvares ka thënë se Madridi zyrtar nuk e njeh shtetin e Kosovës me kryeqytet Prishtinën, por ka nënvizuar se është gati të vendosë raporte që janë neutrale ndaj statusit.

“Spanja, duke qenë anëtare e BE-së, ndikon në proçesin e përmirësimit të situatës faktike në Kosovë, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës atje”, ka thënë Alvares.

“Por, ashtu si dhe katër vendet e tjera, ajo nuk e njeh Kosovën si shtet dhe insiston që të gjitha marrëveshjet që arrihen në kuadër të BE-së të jenë neutrale ndaj statusit të saj”, ka vijuar ai.

Spanja, së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron janë të vetmet vende të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Top Channel