Real mendon për Wenger, Mou te PSG

15/12/2012 04:00

Dilemë, e ardhmja e pankinës së Real Madrid. Sipas shtypit spanjoll, raporti mes teknikut portugez, Mourinho, dhe skuadrës ka ardhur në një pikë “këputjeje”, por Florentino Perez duhet të hidhet publikisht në krah të trajnerit.

Të paktë janë ata, që besojnë se “Special One” do të qëndrojë në Madrid deri në fund të 2016, kur i skadon kontrata aktuale. Madje, në Francë e japin si të sigurt kalimin e tij te PSG-ja, ndërkohë që Arsene Wenger shihet si kandidati i parë dhe më i mundshëm për ta zëvendësuar te Real Madrid.

Në Madrid, gjithmonë e më të shumtë janë ata, që duken të bindur nga fakti se portugezi, teksa lamtumira po i lakohet së tepërmi, të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij. Sipas “Marca”, zërat e fundit nga skuadra, pas humbjes me Celta Vigo-n, kanë plasaritur përfundimisht ekuilibrin delikat të vendosur në dhomat e zhveshjes, kështu që largimi i Mou-t në fund të sezonit, me apo pa Champions League, duket i paevitueshëm.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit, mendojnë ata nga Franca. Sipas “Le 10 Sport”, Jose Mourinho do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së. Portugezi ka tejkaluar mes preferencave të sheikut Al Thani, si Guardiola-n edhe Wenger-in, sidomos prej kërkesave për blerjet e ardhshme të PSG-së, nga ana e “Special One”.

Pikërisht, trajneri aktual i “The Gunners” (Arsenal), do të ishte në balotazh për pankinën e Real Madrid me Carlo Ancelotti-n, në një prej atyre shkëmbimeve milionere në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA