
Disa persona shkatërruan mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, sallën ku
do të zhvillohej një aktivitet me diskutime për seksin dhe të drejtat e
komunitetit LBGT. Evenimenti do të mbahej në orët e vona të së premtes
nga drejtuesit e revistës “Kosovo tëo point zero” në Pallatin e Rinisë.
Në rrjetet sociale, përgjegjësinë për këtë ngjarje e kanë marrë grupi i tifozave “Plisat”, ndersa për një kohë të gjatë jashtë sallës së kuqe ku duhet të zhvillohej e ashtuquajtura “Nata e Seksit”, pati protesta. Mësohet se për shkaqe sigurie organizatorët e evenimentit janë larguar nën shoqërimin e policisë.
Mëngjesin e së premtes një organizatë studentore me emrin “Paqja Studentore” kishte dalë po ashtu publikisht me deklarata kundër këtij organizimi, duke aluduar se mbajtja e saj është amorale dhe e shkatërron rininë kosovare. Ata i bënin thirrje edhe drejtuesve të Pallatit të Rinisë të ndalonin një veprimtari të tillë e cila sipas tyre do ta shndërronte “Boro Ramizin” sic njihet ndryshe ky objekt, në një “Porno Ramiz”. Edicioni i katërt i revistes 2.0 i dedikohej debateve për seksin në Kosovë dhe doli në treg të premten. Në këtë numër, po ashtu i ishte kushtuar hapësirë e veçantë komunitetit LGBT, duke u fokusuar në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Top Channel