Jeta sedentare dhe heqja dorë nga dieta mesdhetare ka rritur shifrat e obezitetit në 5 vitet e fundit.
Mjekja
kardiologe në QSUT, doktoreshë Marta Heba tha për Top News se bazuar në
statistikat zyrtare të OBSH-së vendi ynë zë vendin e parë në Evropë për
numrin e madh të personave obezë.
Mjekët specialistë thonë se obeziteti është një nga arsyet e vdekshmërisë prej sëmundjeve të zemrës.
Sipas kardiologut Ahmet Kamberi mënyra më e mirë është parandalimi i sëmundjes dhe kjo arrihet përmes heqjes dorë nga faktorët që shkaktojnë këtë sëmundje.
Këto deklarata u bënë gjatë Konferencës Kombetare të Kardiologëve e organizuar nga shoqata e kardiologëve shqiptarë.Në konferencë merrnin pjesë dhe mjekë kardiologë nga Kosova.
Top Channel