Milo: Sllogani ‘front dhe frymë”

15/12/2012 00:00

Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të PDS-së, Paskal Milo hodhi
piketat e para për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s për të cilat u
shpreh se duhet organizim, program, strategji e taktike e persosur per
t’i fituar ato.

Milo u ndal edhe në retorikën e shtuar me sfond nacionalist dhe dëmin që ajo i sjellë Shqipërisë.

“Ne kete situate krize te prekshme e te dukshme ku edhe premtimet abuzive te Kryeministrit nuk gjejne me veshe per t’u degjuar, partia ne pushtet ka zgjedhur si kale beteje te radhes per te hedhur lumin, nacionalizmin. Zakonisht kjo eshte streha e fundit e regjimeve e qeverive te falimentuara. Kur kjo Qeveri dhe kryetari i saj muaj me pare ne pergatitjet per festimet e 100 vjetorit te Pavaresise shtuan dozen e retorikes nacionaliste nuk pati reagime dhe as keqkuptime per shkak se ne keto raste eshte edhe e justifikuar deri ne nje fare mase.
Percartjet rreth rishikimit te historise apo te figurave historike qe Kryeministri i beri ne menyre inflacioniste ne fund te fundit kishin nje kosto kombetare te brendshme e per me teper askush nuk u besonte”, tha Milo.

Zoti Milo,  një aletat i PS-se shpalosi këndvështrinin e PDS-se se si duhet të jetë sjellja e opozitës përballë një kundërshtari politik si Sali Berisha.

“Por do te ishte gabim i rende e i pafalshem ne rast se opozita mendon se fundi i kesaj qeverisjeje eshte i sigurte, se duhet pritur ne zyra duke bere sondazhe e duke skicuar kolltuqet. Berisha nuk bie lehte, ka treguar se eshte i jashtezakonshem ne hile, ne manipulime e ne skema abuzive elektorale, se keqperdor ne maksimum pushtetin dhe shtetin per te qendruar e per te fituar. Ne qe ta mundim ate duhet t’u tregojme e t’i bindim shqiptaret me argumente e fakte se dime te qeverisim me mire, se realizojme ato qe premtojme, se nuk mashtrojme me shifra, se jemi te pergjegjshem, se nuk do te perbetohemi per lufte kunder korrupsionit e pastaj te bejme te kunderten, se nuk do te tolerojme krimin e organizuar dhe ate ordiner e sidomos ate familjar, se do te forcojme e respektojme shtetin ligjor dhe pavaresine e institucioneve, se do te bejme shtet per gjithe shqiptaret e jo per kliken, se do te ndryshojme me pune e me vepra imazhin e demtuar te tij ne Evrope e ne bote nga politika e vjeter e konfliktit dhe e traumave sociale”, theksoi Milo.

Ai ben thirje per nje front opozitar te bashkuar, ndersa propozon edhe slloganin “Front dhe Frymë” .

Top Channel