Milani feston 113-vjetorin

15/12/2012 00:00

Milani festoi 113-vjetorin e themelimit (16 dhejtor 1899) në një festë gala të organizuar nga kuqezinjtë në Milano, ku të pranishëm, veç futbollistëve ishte edhe presidenti Berlusconi.

Kuqezinjtë festojnë me moralin lart pas serisë së fundit të rezultateve pozitive që i kanë ndihmuar të ngjisin shkallët e klasifikimit në Serinë A. Edhe Pato, që s’po gjen dot “vetveten”, sic thotë Berlusconi, ishte i pranishëm.

Vetë “Kavaljeri” u tregua modest duke thënë se ishte një pjesë 27-vjeçare e historisë shumë-vjeçare të Milanit. Duke folur më pas për të ardhmen, ai premtoi 3-4 blerje të rëndësishme përgjatë merkatos së janarit, ndërsa për rastin Pato dhe Robinho tha se klubi do të ishte i nderuar që ata të qendronin.

Të dielën, kuqezintjë luajnë në shtëpi kundër Peskarës ku trajneri Allegri kërkoi sërish maksimumin për të vazhduar ngjitjen e shkallëve drejt vendeve të para që sigurojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB