Lacio-Inter, kryendeshja drejt kreut

15/12/2012 00:00

Java e Serisë A hapet me dy takime në ditën e shtunë, ku vëmendja përqendrohet në sfidën e Olimpikos, ajo mes Lacios dhe Interit.

Bardhekaltërit do të kërkojnë fitoren për të kapur Napolin e vendit të tretë, ndërsa zikaltërit s’duan të humbasin terren ndaj kryesuesve të Juventusit.

Lajme të mira nga kampi lacial është boshatisja e infermierisë. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Petkovic, ndërkohë që Strammacioni ka udhëtuar me 23-en e tij drejt Romës, ku sërish mungon emri i Sneijder që po përflitet aq shumë kohët e fundit për një largim të tij.

Lacio-Inter luhet në orën 20:45, ndërkohë që në 18:00 luhet takimi i hapjes së kësaj jave, ai mes Udinezes dhe Palermos.  

Top Channel