Kupa, kualifikohet Skënderbeu

15/12/2012 00:00

Skënderbeu mposhti 4-2 Kukësin në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe siguron kualifikimin duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.

Dy gola të Pejiç, një i Shkëmbit dhe një i Arapit i dhanë fitoren skuadrës korçare, ndërsa për miqtë barazoi përkohësisht Hoxha në minutën e 27, ndërsa në të 80-ën, Popovic shënoi sa për statistikë.

Po 4-2 përfundoi edhe rezultati i takimit tjetër në këtë grup. Kastrioti mposhti Shkumbinin, që mbetet pa pikë në fund të grupit. Golat për vendasit u shënuan nga Gocaj, Tanishi, Karapici dhe Caca, ndërsa për peqinasit shënuan Magani dhe Gjata.

Pas ndeshjeve të dyta, Skënderbeu udhëheq grupin me 6 pikë, ndjek Kastrioti me 3 pikë, po aq sa Kukësi që për golavarazh më negative zbret i treti. Shkumbini mbyll rënditjen me zero pikë.

Të dielën luhen dy takimet e vlefshme për grupin B, ku Teuta pret Flamurtarin në Durrës, ndërsa Bylisi pret Laçin në Ballsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB