Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri
Lionel Messi duket se do të qëndrojë te Barcelona edhe 6 vjet të tjerë.
Lajmi bëhet publik nga e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës
presidenti i klubit katalanas Sandro Rosel është takuar me babanë dhe
njëkohësisht agjentin e sulmuesit argjentinas, Horge Mesi për të
biseduar për kontratën e re të 25-vjecarit.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, të dyja palët kanë arritur të gjejnë shumë shpejt marrëveshjen për kontratën e re të Lionel Messi-t e cila do të skadojë në vitin 2018 kur futbollisti të jetë në moshën 31- vjeçare. Mësohet gjithashtu se kjo kontratë e re do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së Messi-t për shkak të rendimentit të tij të lartë në fushën e lojës.
Kontrata aktuale e Lionel Messi-t me Barcelonën skadon në vitin 2016 dhe klauzola e zgjidhjes së saj kap shifrën prej 250 milionë eurosh.
Top Channel