Taksat, tentohet marrëveshje

14/12/2012 00:00

Shmangia e katastrofës fiskale është çështja e ditës në Shtetet e
Bashkuara. Presidenti Barak Obama dhe kryetari i Dhomës së
Përfaqësuesve, republikani Xhon Boehner e diskutuan edhe një herë në
Shtepine e Bardhe.

Per Boehnerin kjo ishte vizita e dyte brenda javes. takimi zgjati 50 minuta, por ende nuk ka shenja progesi ne nje kohe kur nga gremina fiskale kane mbetur me pak se tre jave. Bisedimet u pershkruan nga te dyja paket si te sinqerta dhe nje zyrtar i administrates deklaroi se linjat e komunikimit mes tyre mbeten të hapura.

Një ngritje prej 600 miliardë dollarësh në taksa dhe shkurtime shpenzimesh do të hyjë në fuqi më një janar, nëse nuk miratohet një ligj që do të nënshkruhej nga presidenti për ta shmangur atë. As administrata demokrate Obama as repulikanët e lartë në Kongres nuk kanë dhënë shenja se jane te gatshem per leshime.

Shtëpia e Bardhë këmbëngul në ngritjet e taksave për amerikanët e pasur për të ndihmuar në uljen e borxhit të vendit, çeshtje kjo qe nuk gjen miratimin e republikaneve. Nje dite me pare boehner refuzoi kerkesen e Obames per rritjen e kufirit te borxhit, e deklaroi se presidenti nuk ishte aspak serioz ne lidhje me arritjen e nje marreveshjeje te balancuar fale leshimeve nga te dyja palet. Rritja e tajsave ne fund te vitit dhe shkurtimet e thella te shpenzimeve mund ta demtojne ekonomine e brishte amerikane nese hyjne ne fuqi.Por ligjvenesit jane tani me te shqetesuar nga fakti qe kane mbetur vetem 17 dite per vulosjen e paktit dhe kompromisi duket i larget. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB