Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri
Revista ‘World Soccer’ ka shpallur Messin si futbollistin më të mirë, Vicente Del Bosque si trajnerin më të mirë dhe Spanjën si skuadrën më të mirë të vitit 2012.
Argjentinasi i Barcelonës ka marrë 47,33% të votave, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 19,01% dhe Andres Iniestën me 9,77%. Votat janë dhënë nga tifozët dhe një juri e specializuar.
Kjo është hera e tretë që Messi përzgjidhet lojtari më i mirë i vitit nga kjo revistë që i dedikohet futbollit.
Gjithashtu revista ka publikuar edhe formacionin më të mirë të vitit: Iker Casillas, Philipp Lahm, Sergio Ramos, Vincent Kompany, Jordi Alba, Andrea Pirlo, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Leo Messi, Radamel Falcao dhe Cristiano Ronaldo.
Skuadra më e mirë është shpallur kombëtarja e Spanjës, ndërsa tekniku i saj, Vicente Del Bosque, është shpallur trajneri më i mirë.
Top Channel