Seria A, të gjithë pas Immobile

14/12/2012 00:00

Edhe pak më shumë se dy javë kanë mbetur nga hapja e merkatos dimërore dhe skuadrat e Serisë A, “mbi dhe nën rrogoz” janë vënë në ndjekje të emrave të spiktaur.

Lufta mes skuadrave të mëdha të kampionatit italian është vendosur në repartin sulmues, ku emri që po lakohet më shumë është sulmuesi i Xhenoas, Ciro Immobile. Immobile kërkohet nga gjysma e Serisë A, që nga Fiorentina, Napoli, Siena e Palermo.

Në vallen për ta shitur atë përfshihet edhe Juventusi që zotëron gjysmën e kartonit të këtij futbollisti. Edhe vetë “Zonja e Vjetër” është vënë në kërkim të një sulmuesi, duke qenë se mangësitë në këtë repart janë të trashëguara që nga sezoni i kaluar.

Zërat janë për kalimin e Drogba që do të braktiste aventurën e tij kineze vetëm nëse Juventusi do t’i ofronte një kontratë deri në 2015. Bardhezinjtë nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë…të paktën për momentin.

Pikërisht Drogba është ai që i duhet skuadrës së Conte-s, kjo sipas trajnerit Trapatoni, i cili gjatë nderimin në “Hall of Fame” të futbollit italian tha se sulmusi afrikan do të formonte një dyshe perfekte me Vucinic e do të ndihmonte bardhezinjtë të luftonin në dy frontet kryesore, Ligën e Kampioneve dhe Serinë A.

Top Channel