Rusia, brenda 2022 raketë të re balistike

14/12/2012 16:10

Rusia do të ndërtojë brenda vitit 2022 një raketë të re balistike ndërkontinentale, që do të kalojë kapacitetet e të gjitha raketave të ngjashme nëpër botë.

Lajmin e ka bërë të ditur gjenerali Sergei Karakaev, komandant i njësive raketore strategjike ruse, i cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”.

Sipas zyrtarit të lartë ushtarak, raketa e re do të kalojë edhe të mirënjohurën “Voievoda” dhe do të jetë më efikase për të kontrastuar mburojën anti-raketë të SHBA në Evropë.

“Voievoda” ruse konsiderohet si raketa aktuale më e fuqishme balistike ndërkontinentale.

Njoftimi i Moskës zyrtare pritet të shqetësojë Perëndimin, e në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe të ftohë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre.

Ato u ftohën tej mase në vitet e fundit pikërisht për shkak të projektit të SHBA për të ngritur mburojën anti-raketë në Evropë, të cilën Rusia e kundërshton pasi e cilëson si një projekt kundër saj.

Nga ana e tyre SHBA deklarojnë se mburoja ka si synim mbrojtjen e Perëndimit nga Irani, ndërkohë që sipas Moskës, Teherani nuk përbën asnjë rrezik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA