Irani ka bërë të ditur se është bërë progres në bisedimet decizive me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) në Teheran.
Ambasadori i Iranit në IAEA, Ali Asghar Soltanieh, tha se takimi ka qenë konstruktiv dhe bisedime të tjera do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Teheran. IAEA nuk ka komentuar, as nuk është bërë e ditur nëse ka patur akses në kompleksin ushtarak Parchin, siç kërkoi.
IAEA po heton “dimensionet e mundshme ushtarake” të programit bërthamor të Iranit. Kryeinspektori i IAEA-së, Herman Nackaerts, pritet të japë një deklaratë pas rikthimit në Vjenë, mëngjesin e së premtes.
Teherani ka mohuar me forcë faktin, nëse është duke u përpjekur të prodhojë armë bërthamore, por ka refuzuar prej 7 vitesh inspektorët e IAEA-së të futen në Parchin, ku agjencia beson se testet e shpërthimeve me elementë të potencialit bërthamor janë zhvilluar.
IAEA u ankua muajin e kaluar se “aktivitete të zgjeruara” janë vëzhguar në Parchin, pëfshi këtu, sipas imazheve të satelitit Ëestern, zëvendësimin e pjesës më të madhe të dheut në këtë kompleks, që Irani këmbëngul se është një vend testues i armëve konvencionale.
Top Channel