Merkel: Jo anëtarësime të reja në BE

14/12/2012 00:00

“Nuk është momenti i duhur që Bashkimi Europian të presë anëtarësime të reja, kjo jo për një të ardhme të afërt”.

Kjo është deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel e lëshuar para ligjvënësve gjermanë në kohën kur në Bruksel mbahet samiti i vendeve të BE-së.

“Bashkimi Europian nuk do të marrë asnjë vendim për nisje negociatash anëtarësimi me vende të tjera. Për mendimin tonë ky nuk është momenti i duhur”, tha Merkel.

Përjashtim në fjalimin e kancelares gjermane bën Kroacia e cila ka bërë hapa para dhe në mes të 2013 pritet t’i bashkohet BE-së si anëtare me të drejta të plota.

Merkel sqaroi para deputetëve gjermanë se BE duhet të tregohet më e kujdesshme në të ardhmen për të vëzhguar vendet kandidate nëse plotësojnë standardet e BE-së, sidomos ato ekonomike dhe të tjera në luftën kundër korrupsionit dhe shtetit të së drejtës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB