Sektori industrial në Kinë vazhdoi të njohë rritje gjatë dhjetorit, sipas të dhënave të bankës “HSBC”, të njohur për parashikimet dhe vlerësimet e saj realiste.
Banka vendosi indeksin e këtij sektori në ekonominë e dytë më të madhe në botë në nivelin 50.9 në muajin dhjetor, nga 50.5 që ishte në nëntor.
Një nivel i tillë përbën rritjen më të madhe në 14 muaj. Indeksi 50 është ai që shpreh stanjacionin dhe çdo nivel më i lartë përkthehet me rritje.
Hongbin Qu, një economist i “HSBC”-së, vlerësoi se këto të dhëna dëshmojnë për rikthimin e rritjes në ekonominë kineze, e cila përjetoi disa vështirësi si rrjedhojë e rënies së kërkesës ndërkombëtare dhe vetbesimit të investitorëve, ndikuar nga kriza e Eurozonës.
Sipas Qu-së, rritja është ndikuar kryesisht nga fuqizimi i kërkesës në tregun vendas.
Ekonomia e Kinës është rritur me nje mesatare prej 10% gjatë tre dekadave të fundit, por ndikuar nga vështirësitë ndërkombëtare, rritja ka rënë në 7,4% gjatë nëntë muajve të parë të 2012-s.
Top Channel