Kina parashtroi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara një shpjegim të detajuar të të gjithë pretendimeve të saj territoriale mbi një zonë të diskutuar në detin e Kinës Lindore.
Zona detare, e cila përbëhet nga grupi i ishujve mikroskopikë të Senkakut, ka fituar një rëndësi të veçantë pasi studimet e fundit treguan se në tokën nënujore ndodhen rezerva nafte dhe gazi.
Ishujt ndodhen në një zonë pothuajse të barazlarguar midis Kinës dhe Japonisë, e cila ruan aktualisht sovranitetin mbi këtë territor. Tajvani gjithashtu ka pretendime territoriale për ishujt Senkaku (Diaoyu në kinezçe).
Përveç argumentave historikë, në këtë dokument, Pekini ka përfshirë edhe një listë argumentash gjeologjikë, që mbështesin pretendimet se territori i këtyre ishujve është vazhdim i një grupi të tjerë ishujtsh kinezë.
Një komision i ekspertëve të gjeologjisë në OKB do të shqyrtojë çështjen, por nuk ka fuqi të vendosë mbi fatin e arkipelagut të Senkakut.
Dy superfuqitë aziatike kanë rivalizuar prej kohësh për sovranitetin mbi këtë zonë të Detit të Kinës Lindore, por marrëdhëniet janë përkeqësuar së tepërmi pasi Tokio zyrtar bleu ishujt nga pronari i tyre i ligjshëm në muanin shtator.
Top Channel