Egjipt, manifestime përpara referendumit

14/12/2012 16:00

Mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, organizuan ditën e premte manifestimet e tyre të fundit, përpara mbajtjes së një referendumi kombëtar për ndryshimet kushtetuese.

Sipas partive opozitare, pavarësisht tërheqjes së dekretit që do t’i jepte pushtet të pakufizuar presidentit mbi parlamentin, ndryshimet e propozuara mjaftojnë për të islamizuar vendin nëse aprovohen.

Referendumi, me nismëtar presidentin islamik Morsi do të mbahet të shtunën dhe do të mjaftojë shumica e thjeshtë për të miratuar ndryshimet kushtetuese.

Kundërshtitë për kalimin e këtyre ndryshimeve kanë ngjallur manifestime masive popullore në dy javët e fundit në Egjipt, ndërsa disa dhjetëra kanë humbur jetën si rrjedhojë e përplasjeve të dhunshme.

Ish-drejtuesi i Ligës Arabe dhe kryetari i Frontit, Amr Moussa, foli në “Reuters” për domosdoshmërinë e një vote kundër.

Vëllazëria Muslimane, në pushtet që prej zgjedhjeve të qershorit 2012, ishte një parti e ndaluar me ligj gjatë tre dekadave të drejtimit të vendit nga Hosni Mubarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA